Irani miraton marrëveshjen bërthamore të OKB-së

Irani miraton marrëveshjen bërthamore të OKB-së

Këshilli Suprem i Sigurisë Kombëtare i Iranit ka miratuar një marrëveshje për të vazhduar inspektimet me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA).

Deklarata e Këshillit tha se marrëveshja, e arritur pesë ditë më parë në Kajro midis Iranit dhe mbikëqyrësit bërthamor të OKB-së, ishte shqyrtuar dhe pranuar.


Këshilli përsëriti qëndrimin e qeverisë se marrëveshja do të ndërpritej nëse do të ndërmerreshin “veprime armiqësore” kundër vendit ose objekteve të tij bërthamore.

Ai tha se Këshilli do të përfshihej në diskutime mbi çdo masë të re.

Bëhet e ditur se pesë ditë më parë, Irani dhe IAEA ranë dakord për planin e inspektimit, i cili u nënshkrua nga kreu i IAEA-së, Rafael Grossi, dhe Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, me ndërmjetësimin e Egjiptit.

Agjencia bërthamore me seli në Vjenë ka negociuar me përfaqësuesit iranianë për javë të tëra rreth vazhdimit të inspektimeve.

Fokusi ishte kryesisht në një vend me më shumë se 400 kilogramë uranium, i cili, sipas IAEA-s, ka një pastërti pothuajse të mjaftueshme për prodhimin e armëve.

Teherani nuk e ka zbuluar vendndodhjen ose gjendjen e këtij materiali që nga sulmi ndaj objekteve të tij në qershor.

Por, Irani ka frikë se një informacion i tillë mund të rezultojë në sulme të reja izraelite. /Telegrafi/