E shtunë, 14 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmeIrani kërkon seancë urgjente në KS të OKB-së pas sulmeve izraelite

Irani kërkon seancë urgjente në KS të OKB-së pas sulmeve izraelite

Në orët e para të së premtes, Izraeli kreu një sulm të fuqishëm ndaj Iranit, duke nisur një operacion ushtarak që pritet të zgjasë për ditë të tëra, shkruan Gazeta Sinjali.

Në përgjigje, Irani ka kërkuar një seancë urgjente të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të diskutuar sulmet e paprecedentë izraelite ndaj territorit të tij.

Kërkesa vjen në një kohë kur thirrjet ndërkombëtare për qetësi dhe dialog po shtohen, ndërsa tensionet në rajon vazhdojnë të rriten.

Izraeli paralajmëroi se do të vazhdojë operacionin deri në eliminimin e kërcënimit iranian, ndërsa Irani ka premtuar hakmarrje ndaj sulmeve ajrore.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT