E shtunë, 14 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmeIrani kërcënon SHBA-në, Britaninë dhe Francën me sulme nëse ndërhyjnë në Izrael

Irani kërcënon SHBA-në, Britaninë dhe Francën me sulme nëse ndërhyjnë në Izrael

Irani ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britaninë e Madhe dhe Francën se do të shënjestrojnë bazat dhe anijet e tyre në rajon, nëse këto shtete ndërhyjnë për të ndaluar sulmet e Teheranit ndaj Izraelit.

Kjo është bërë e ditur nga media shtetërore iraniane të shtunën.

Sipas autoriteteve iraniane, sulmet do të vazhdojnë, ndërsa një zyrtar i lartë iranian u shpreh se do të shënjestrohen edhe bazat amerikane në rajon brenda ditëve në vijim. Ky paralajmërim vjen pas një sulmi ajror të Izraelit në Teheran, ku u raportua për të paktën 60 viktima, përfshirë 20 fëmijë, ndërsa një foshnjë 6-muajshe ishte gjithashtu mes të vdekurve.

Ndërkohë, autoritetet iraniane deklaruan se sulmet e Izraelit kanë shkaktuar deri tani 78 viktima. Kjo përshkallëzim i dhunës ka rritur tensionet në rajon, duke shqetësuar komunitetin ndërkombëtar për pasojat e mundshme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT