E hënë, 16 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmeIrani kërcënon Izraelin: Nëse i vazhdoni sulmet do të përgjigjemi më ashpër

Irani kërcënon Izraelin: Nëse i vazhdoni sulmet do të përgjigjemi më ashpër

Përgjigjet e Iranit ndaj Izraelit do të jenë “më vendimtare dhe të ashpra” nëse veprimet armiqësore të Izraelit vazhdojnë, tha të dielën presidenti Masoud Pezeshkian, sipas mediave shtetërore.

Pezeshkian tha se ushtria e Iranit deri më tani është përgjigjur në mënyrë të përshtatshme.

Presidenti iranian në anën tjetër ka kërkuar nga Iraku të mos e lejojë Izraelin ta përdorë hapësirë ajrore të tij.

Pezeshkian e ka telefonuar kryeministrin irakian Muhammad Shayya al-Sudani të ia ndalojë hapësirën ajrore përmes të cilës sulmon Republikën Islamike.

“Qeveria irakiane duhet të ushtrojë vigjilencë dhe mbrojtje më të madhe mbi kufijtë e tij dhe hapësirën ajrore  në mënyrë që territori irakian të mos përdoret kundër Republikës së Iranit”, ka thënë ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT