Pas paralajmërimeve të presidentit amerikan Donald Trump për Iranin, se vendi do të përballet me një “ferr” nëse Ngushtica e Hormuzit nuk hapet deri të hënën, Teherani ka reaguar me tone të forta.
Një zëdhënës iranian ka deklaruar për mediat shtetërore se çdo përshkallëzim të agresionit do ta shndërrojë të gjithë rajonin në një “ferr” për Shtetet e Bashkuara, duke paralajmëruar se iluzioni i mposhtjes së Republikës Islamike të Iranit është bërë një moçal ku do të fundoset çdo agresor.
Presidenti Trump kishte vendosur një ultimatum për Iranin, duke dhënë vetëm disa ditë kohë për të arritur një marrëveshje ose për të hapur Ngushticën e Hormuzit, duke paralajmëruar se “koha po mbaron” dhe duke paralajmëruar pasoja të rënda.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


