Saturday, February 28, 2026
spot_img
HomeLajmeIran: Të paktën 20 provinca janë prekur nga sulmet

Iran: Të paktën 20 provinca janë prekur nga sulmet

Zëdhënësi i Shoqatës së Gjysmëhënës së Kuqe në Iran ka thënë se mbi 20 provinca janë prekur në gjithë shtetin nga sulmet amerikane dhe izraelite të së shtunës.

Mojtaba Khaledi ka raportuar se ekipet për kërkim-shpëtim janë duke punuar për t’i identifikuar të plagosurit dhe vdekurit, pas një sulmi në një shkollë në qarkun Minab.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të mbajnë “distancë 100-metërshe” nga zonat e prekura dhe të shmangin tubimet nëpër ato lokacione.

Më herët gjatë ditës, guvernatori i Minabit, qytet në jug të Iranit, ka thënë se 40 nxënës janë vrarë si pasojë e sulmeve amerikano-izraelite.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT