IPK rekomandon suspendimin e dy policëve në Rahovec për dyshim keqpërdorimi të detyrës

IPK arreston katër zyrtarë policorë të dyshuar për “manipulim me prova”

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka rekomanduar suspendimin nga detyra të dy zyrtarëve policorë të Stacionit Policor Rahovec, që operojnë nën Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjakovë.

Sipas IPK-së, bazuar në të dhënat preliminare dhe provat e siguruara deri më tani, ekziston dyshimi i arsyeshëm se të njëjtit mund të kenë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.


Hetimet për këtë rast po zhvillohen nga Departamenti i Hetimeve të IPK-së, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave dhe veprimeve eventualisht të kundërligjshme të zyrtarëve policorë të përfshirë.

IPK ka bërë të ditur se rekomandimi për suspendim të përkohshëm është ndërmarrë për të mos ndikuar në procesin hetimor dhe për të garantuar pavarësinë dhe paanshmërinë e hetimeve.