E hënë, 7 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/ipk-konfirmon-raportimin-e-klankosova-tv-per-suspendimin-e-pese-policeve-mbi-rastin-e-vdekjes-se-27-vjecarit-12/IPK konfirmon raportimin e Klankosova.tv për suspendimin e pesë policëve mbi rastin...

https://klankosova.tv/ipk-konfirmon-raportimin-e-klankosova-tv-per-suspendimin-e-pese-policeve-mbi-rastin-e-vdekjes-se-27-vjecarit-12/IPK konfirmon raportimin e Klankosova.tv për suspendimin e pesë policëve mbi rastin e vdekjes së 27 vjeçarit – Klan Kosova

Është konfirmuar nga Inspektorati Policor i Kosovës raportimi i mëhershëm i Klankosova.tv, se pesë zyrtarë policorë në Lipjan janë suspenduar në kuadër të hetimit për rastin e 27-vjeçarit, Agon Zejnullahu.

Në IPK bëjnë me dije se zyrtarët e Policisë së Kosovës kishin reaguar në këtë incident pas pranimit të informacionit për një person të dyshuar në rrugën ‘Haradin Bajrami’ në Lipjan i cili më vonë ishte raportuar se ka vdekur.=

“IPK në koordinim me Prokurorin e Shtetit do të vlerësoj dhe hetoj reagimin policor në rastin e Lipjanit. Inspektorati Policor i Kosovës është njoftuar sot në orët e hershme të mëngjesit nga Policia e Kosovës lidhur me një incident që kishte ndodhur pas mesnatës në rrugën “Haradin Bajrami” në Lipjan”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

Tutje, bëhet e ditur se njësitet relevante hetimore policore si dhe prokurori kanë dalë në vendin e ngjarjes kurse trupi i pajetë i personit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“IPK në kuadër të autorizimeve ligjore, në  koordinim me Prokurorin e Shtetit do të vlerësoj dhe hetoj reagimin policor në këtë rast përderisa rasti do të trajtohet si “Hetim mbi vdekjen”. Hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe shumë veprime hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë incident “, shkruhet ndër tjerash në reagim. / Klankosova.tv

Suspendohen pesë policë pas rastit të 27-vjeçarit që vdiq në Lipjan

The post IPK konfirmon raportimin e Klankosova.tv për suspendimin e pesë policëve mbi rastin e vdekjes së 27 vjeçarit appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT