E premte, 20 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/ipk-kerkon-suspendimin-e-nje-rreshteri-dhe-nje-zyrtari-policor-ne-gjilan4/IPK kërkon suspendimin e një rreshteri dhe një zyrtari policor në Gjilan...

https://klankosova.tv/ipk-kerkon-suspendimin-e-nje-rreshteri-dhe-nje-zyrtari-policor-ne-gjilan4/IPK kërkon suspendimin e një rreshteri dhe një zyrtari policor në Gjilan – Klan Kosova

Inspektorati Policor i Kosovës ka bërë të ditur se ka rekomanduar suspendimin e dy zyrtarëve policorë, një rreshteri dhe një zyrtari policor, kjo pasi dyshohet se e kanë keqtrajtuar një qytetar, derisa ishte në stacion të policisë.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se IPK-ja për këtë ka marrë informacion nga një qytetar, i cili ishte ankuar për tejkalim të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës nga disa zyrtarë policorë.

“Ngjarja është raportuar të ketë ndodhur më 18 qershor 2025 në orët e mbrëmjes në qendër të Gjilanit   pas raportimit të një incidenti paraprak dhe pas shoqërimit në polici të një qytetari i cili pretendon për tejkalim të autorizimeve policore dhe keqtrajtim nga dy zyrtarë policorë”.

“Rasti është regjistruar në IPK dhe hetuesit janë angazhuar duke ndërmarrë veprime konkrete hetimore përfshirë shikimin e video-incizimeve të kamerave të sigurisë, identifikimin e dëshmitarëve të mundshëm”, thuhet në njoftim.

Më tej, shtohet se hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore lidhur me këtë rast për të sqaruar rrethanat e këtij incidenti. /Klankosova.tv

The post IPK kërkon suspendimin e një rreshteri dhe një zyrtari policor në Gjilan appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT