Një zyrtar policor, i cili shërben në Stacionin Policor Jugu – Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë, është arrestuar gjatë ditës së premte.
Sipas njoftimit të Inspektoratit Policor të Kosovës, zyrtari policor dyshohet se ka sulmuar fizikisht kolegun e tij gjatë orarit të punës.
IPK po ashtu ka rekomanduar suspendimin e këtij zyrtari policor, transmeton Klankosova.tv.
Njoftimi i plotë i Inspektoratit Policor të Kosovës:
Hetuesit e IPK-së janë njoftuar sot pasdite për një incident brenda hapësirave të Stacionit Policor “Jugu” në Prishtinë.
Hetuesit e IPK-së i janë përgjigjur thirrjes dhe kanë filluar të ndërmarrin veprime hetimore në lidhje me këtë incident ku dyshohet se një zyrtar policor ka sulmuar fizikisht kolegun e tij gjatë orarit të punës.
Pas ndërmarrjes së veprimeve fillestare hetimore, është arrestuar një zyrtar policor i cili shërben në Stacionin Policor Jugu – Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë.
Arrestimi i tij është bërë më dyshimin se i njëjti me veprimet e tij ka kryer veprën penale “Sulm” kurse të njëjtit me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Bazuar në autorizimet ligjore të IPK-së dhe në interes të hetimit IPK ka rekomanduar edhe suspendimin e këtij zyrtari policor.
Hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore lidhur me këtë rast për të sqaruar rrethanat e këtij incidenti.
Inspektorati Policor i Kosovës mbetet i përkushtuar të trajtojë me seriozitet të lartë çdo veprim të kundërligjshëm të zyrtarëve policorë me qëllim të fuqizimit të integritetit të Policisë së Kosovës.
The post IPK arreston një zyrtar policor në Prishtinë, dyshohet se sulmoi kolegun e tij gjatë orarit të punës appeared first on Klan Kosova.