iPhone 17, iPhone Air dhe AirPods » PCWorld Albanian

iPhone 17, iPhone Air dhe AirPods » PCWorld Albanian

Apple hostoi evenimentin e ri të harduerit mbrëmjen e së Martes ku prezantoi linjën iPhone 17 së bashku me përditësime të reja për Apple Watch dhe AirPods. Për modelet iPhone 17, përditësimet përfshijnë ekrane më të mëdha, kamera të përmirësuara si dhe një model të ri të ri super të holë quajtur iPhone Air.

iPhone 17, iPhone 17 Pro dhe 17 Pro Max.

iPhone 17 mori një përditësim duke rreshtuar më pranë modeleve Pro. Ka një ekran disi më të madh prej 6.3-inç, që është një rritje me 0.2-inç krahasuar me iPhone 16. Gjithashtu ka një ekran 120Hz, një përmirësim i madh krahasuar me modelet ekzistuse të cilat kanë ekran 60Hz.

Telefoni gjithashtu ka një kamër 48-megapiksel. Vjen në ngjyra të reja: lavender, blu, zezë, bardhë dhe rozë.

Nga ana tjetër përmirësimet e modelit Pro janë aplikuar kryesisht në pjesën e pasme. Tre kamera të pasme jashtë janë vendosur në një shirit drejtkëndor që shtrihet nga njëri skaj tek tjetri. Drita flash, sensori dhe mikrofoni janë pozicionuar në cepin e djathtë të tij ndërsa kamerat në cepin e majtë.

Modelet iPhone 17 Pro zëvendësojnë titaniumin rreth ekranit me alumin. iPhone 17 fillon prej 799 dollarësh për modelin bazë 256GB. Në kontrast iPhone 16 fillon prej 699 dollarësh për 128GB.

Modelet fillojnë prej 1,099 dollarësh dhe 1,199 dollarësh respektivisht. Ndërsa fokusi kryesor i ngjarjes ishte tek iPhone-t, Apple njoftoi gjithashtu edhe mbrojtëse të reja si bonus. Të quajtura “TechWoven”, këto mbrojtëse kanë një material të endur me cilësi më të lartë krahasuar me linjën e ndërprerë “FineWoven” të mbrojtëseve prej pëlhure që Apple lançoi në vitin 2023. Ajo që i mungoi eventit ishte Siri me AI.

iPhone Air

Debutimi më i madh në eveniment ishte lançimi i smartfonit më të hollë të Apple, iPhone Air i cili vjen për të zëvendësuar iPhone Plus. Pajisja është vetëm 5.6mm e trashë krahasuar me 7.8mm në iPhone 16 Plus dhe ka ekran 6.6-inç me frekuencë 120Hz.

Lëvizja duket një përgjigje e Apple ndaj Samsung dhe Galaxy S25 Edge që ishte 5.8mm i trashë. Gjithashtu mund ti hapë rrugën debutimit të një telefoni me ekran të palosshëm që është parashikuar të debutojë në Shtator të 2026.

Pajisja fillon prej 999 dollarësh dhe vjen në ngjyrë të zezë, bardhë, blu dhe artë.

Apple Watch Series 11, Ultra 3 dhe SE 3

Pas dy vitesh pritje, Apple prezantoi Apple Watch Ultra 3 i cili përfshin shpejtësi më të larta karikimi, mbështje për 5G dhe konektivitet celular. Gjithashtu ka ekran më të madh. Megjithatë një prej veçorive më të spikatura të Ultra 3 dhe Series 11 është inkorporimi i sensorëve të monitorimit të presionit të gjakut. Kjo veçori njofton përdoruesit ku presioni i gjakut është tepër i ulët ose lartë.

Gjenerata e tretë e Apple Watch SE nga ana tjetër nuk solli risi të mëdha më përjashtim të integrimit të çipit S10. Çmimet për orët janë 249 dollarë për Watch SE 3, 399 dollarë për Series 11 dhe 799 dollarë për Ultra 3.

AirPods Pro 3

Pas debutimit të AirPods Pro 2 në 2022, kishte ardhur momenti për një përditësim. AirPods Pro 3, me çmim prej 249 dollarësh, janë akoma më të vegjël, kanë audio të përmirësuar dhe një funksionalitet të matjes së ritmit të zemrës. Gjithashtu kanë teknologji të përkthimit në kohë reale fuqizuar nga Apple Intelligence dhe mund të përkthejë në kohë reale gjuhët e huaja.

/PCWorld Albanian

https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js#xfbml=1&version=v10.0