Friday, March 20, 2026
spot_img
HomeLajmeIpeshkvi Gjergji shkon për vizitë në BIK me rastin e festës së...

Ipeshkvi Gjergji shkon për vizitë në BIK me rastin e festës së Bajramit

Me rastin e festës së Fitër Bajramit, në ditën e parë, Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, sipas traditës, po organizon pritje urimi në selinë e saj nga ora 09:00 deri në orën 12:00.

Në vizitë, pos presidentes Vjosa Osmani, Myftiut Naim Tërnava dhe bashkëpunëtorëve të tij i shkoi edhe Ipeshkvi Dodë Gjergji.

Nga atje, u përcollën mesazhet e urimeve për festën e Bajramit.

“Urime të gjithëve. Lutem që ne të gjithë kemi paqe në radhë të parë në zemrat tona”, tha imzot Gjergji.

Ndër të tjera ai bëri thirrje që njerëzit të luten për më shumë paqe në botë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT