Në Meshën solemne të Pashkëve në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë, Ipeshkvi Dodë Gjergji përcolli mesazhe të forta për paqe, dashuri dhe ripërtëritje shpirtërore.
Ai u bëri thirrje besimtarëve dhe udhëheqësve politikë që të tregojnë përgjegjësi në ushtrimin e detyrave të tyre për të ruajtur stabilitetin dhe sigurinë në vend.
“Ftojmë autoritetet politike që të jenë më të ndërgjegjshëm për kohën që jetojmë dhe më të përgjegjshëm për detyrat e tyre, që të mund të ndërtohet e ardhmja në dialog dhe respekt për të kaluarën. Lutemi që paqja të mbizotërojë në botë dhe të ndalohet sa më shpejt krisma e armëve”, theksoi Dodë Gjergji.
Pashkët, festa më e rëndësishme e krishterimit, simbolizojnë ringjalljen e Krishtit dhe përçojnë mesazhe shprese, ripërtëritjeje dhe jete të re.
Në Kosovë, kjo festë shënohet çdo vit me meshë solemne dhe pjesëmarrje të madhe të besimtarëve, duke reflektuar rëndësinë e saj shpirtërore dhe shoqërore.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


