Si futbollist i Lazios, më 17 maj të vitit 2005, Simone Inzaghi e ngriti lartë trofeun e Kupës së Italisë.
Ekipi nga kryeqyteti italialian, edhe katër vjet më vonë triumfoi në këtë kompeticion, pavarësisht se trajneri i atëhershëm lacian, nuk e përfshiu sulmuesin flokëgjatë në formacion.
Por pikërisht me Inzaghin, kësaj here në krye të bankinës, lacianët u rikthyen për ta fituar sërish ‘Coppa d’Italia’, në edicionin 2018/19, raporton Klankosova.tv.
Në çerekfinale të atij turneu, “Shqiponjat romake” eliminuan Interin, duke e mposhtur 1-2 midis Milanos.
Edhe sonte, stadiumi i njejtë, faza e njejtë dhe skuadrat e njejta.
Lazio zbret në “Giusseppe Meazza” për t’u ballafaquar me “Nerazzurët”, për një biletë që siguron gjysmëfinalen, njofton Klankosova.tv.
Simone Inzaghi, tani si timonjer i “Zi-kaltërve”, do të tentojë ta eliminojë ish-klubin e tij, me të cilin sukseset e para dhe të mëdha, i kishte edhe si lojtar, sikurse si trajner.
Edhe me ekipin aktual, tekniku italian ka triumfuar dy herë në këtë garë.
Në total, Interi e ka fituar nëntë herë këtë trofe, kurse kundërshtari i tyre i sotëm, ka shtatë kupa shtetërore.
Kjo super ndeshje do të transmetohet direkt në kanalin Sport 1 të platformës kryesore shqiptare, Art Motion, me fillim në orën 21:00.
Komentator, Naim Selmani.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>