E diel, 29 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmeInxhinierët e mekanikës: S’ka klimë me 3 plusa për ngrohje në Kosovë...

Inxhinierët e mekanikës: S’ka klimë me 3 plusa për ngrohje në Kosovë (VIDEO)

Afër njëra-tjetrës i ka vendosur njësitë e jashtme të kondicionerëve apo siç njihen ndryshe motorri.

Kjo për ta bërë dallimin përmes syrit të lirë dhe krahasimin me ato të cilat sipas tregtarit Rijad Hasani shiten në treg jashtë standardeve.

Ai pretendon se shumë pronarë të bizneseve po kërkojnë nga kompanitë prodhuese t’i zvogëlojnë dimensionet dhe peshën e motorëve të klimave.

Sipas tij, krejt kjo bëhet me qëllim të përfitimeve nga xhepi i qytetarëve.

Rijad Hasani-Pronar i RIMIDA

“Ne i kemi marr që vizualisht të duken se ky kondicioner të cilin na e kemi treguar është një kondicioner që i themi 24 me madhësi, gjithashtu edhe një kondicioner, të cilin e kemi përpara tij është 24. Kurse vizualisht është gati e pamundur, mos të them e pamundur, që të jetë një vijë me specifikacionet të cilën e përcjellë. Dmth të jep kapacitetin e njëjtë të carkullimit të të ajërit, të eficiencës të cilën e ka, qëndrueshmërinë etj, etj. Dmth janë kondicionerë të cilët mund gjenden në treg, kurse si blerës, kjo është një pjesë të cilën nuk është e mundur ti për ta kuptuar.”

Ndryshe e ka vlerësuar inxhinieri i mekanikës, Heset Hajdini.

Ndonëse ai nuk e kishte një informatë të tillë si Hasani, se furnizuesit kosovar të klimave po kërkojnë nga prodhuesit largimin e pjesëve të pajisjes në mënyrë që ajo t’iu kushtoj më lirë, inxhinieri në një intervistë për Kiksin, ka thënë se prodhuesit zgjedhin dizajne dhe forma të ndryshme të klimave.

Për këtë, sipas Hajdinit, jo domosdoshmërisht dimensioni dhe pesha e njësisë së jashtme e përcakton kapacitetin e kondicionerit.

Shumë më problemtatike ai e ka konsideruar klasën e efiçiencës, pjesa ku sipas tij më së shumti mashtrohen klientët.

Në secilin kondicioner është e vendosur tiketa e performancës, e cila tregon se për çfarë zone evropiane është e destinuar pajisja.

Aty tregohet klasa e efiçencës për ftohje dhe ngrohje, e e cila është e paraqitur me shkronjën A dhe simbolin e plusit.

Por, para se të vërehet shkronja A me plusa, a e kanë vënë re qytetarët hartën e kontinentit të Evropës, e cila është e ngjyrosur me tri ngjyra.

Ngjyra e kuqe tregon zonat e nxehta bregdetare evropiane, e gjelbra simbolizon zonat me klimë mesdhetare-kontinentale, derisa e kaltërta është e destinuar për zonat ku temperaturat janë më ulta.

Heset Hajdini- Inxhinier i mekanikës

“Nëse klima e ka klasën e eficinecës me 3 plusa, është kryesisht për ngrohje te zonat ku janë temperaturat e larta gjatë sezonës së dimrit, kurse nëse analizohen në hartë ngjyrat për pjesën ku është edhe Kosova, atëherë klasa e energjisë është B, ose nuk figuron fare për klasën e energjisë, për shkak se në realitet ato klima nuk janë të certifikuara për zonën tonë.”

Por në Kosovë, a ka me të vërtetë klimë për ngrohje me 3 plusa?

Heset Hajdini- Inxhinier i mekanikës

”Klasa e energjisë së klimave për sistemin e ngrohjes në rajonin tonë është klasa B ose vetëm A pa plusa, e në rastet më të mira është A me një plus. Kështu që nuk ka klimë e cila në realitet është me 3 plusa për sezonën e ngrohjes duke i marrë parasysh temperaturat, të cilat mbajnë në rajonin tonë”.

Ndërsa, ai ka treguar se te zona e ftohjes shumica e klimave ofrojnë A me një ose 2 plusa dhe të rralla janë rastet ku ofrohen me 3 plusa.

Përcaktuese e klasës së efiçiencës për klima, është organizata Eurovent, e cila bënë çertifikimin e pajisjeve për ngrohje, ventilim dhe klimatizim.

Sipas inxhinierit të mekanikës, në tregun kosovar do duhej që furnizimi me klima të jetë nga prodhuesit të cilët janë të çertifikuar nga Euroventi, e që 90% e tyre thotë se nuk janë të pajisur me këtë çertifikatë.

“Derisa nuk kemi në laboratore tona ku mundemi me testu të dhënat e prodhuesve, të cilat hyjnë në Kosovë, do duhej që minimumi t’iu përmbahen certifikatave të Euroventit. Nëse një pajisje është e certifikuar nga Eurovent, atëherë munden me u bo edhe grandet që po shpërndahen nga shteti. Përndryshe secili pridhues me cfardo direktive prej importuesve bëjnë tiketa të ndryshme, performanca të ndryshme dhe të dhana që në realitet nuk janë”.

Nga ana tjetër, si Hasani ashtu edhe Hajdini, thonë se në Kosovë nuk ka montues të licencuar të klimave. Ata vlerësojnë se edhe montimi jo i duhur, ndikon automatikisht në perfomancën e kësaj pajisje efiçiente.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT