Real Madridi është i bindur se blerja e Alvaro Carreras për 50 milionë euro ka rezultuar një biznes i shkëlqyer, raporton mediumi i njohur spanjoll “Diario AS”.
Mbrojtësi 22-vjeçar ka shpërthyer nën drejtimin e Xabi Alonsos, duke shkëlqyer si në krahun e majtë të mbrojtjes ashtu edhe kur është përdorur si qendërmbrojtës.
Carreras spikati në fitoren 4-1 ndaj Levantes, ku vendosi një rekord sezonal për klubin me 14 rikuperime topi në një ndeshje. Aktualisht, ai kryeson listën e Real Madrid me 49 topa të fituar, ndërsa renditet mes tre më të mirëve edhe për ndërprerje aksionesh dhe duele të fituara.
Stafi teknik e vlerëson veçanërisht për qëndrueshmërinë fizike, një element që e diferencon nga Ferland Mendy, i cili ka vuajtur shpesh nga dëmtimet.
Brenda klubit, ndikimi i tij është përshkruar si “revolucionar”, dhe ka bindjen se 50 milionë eurot e paguara duken gjithnjë e më të lira, duke marrë parasysh peshën që po merr në skuadër.
Për këtë periudhë të shkurtër, ai ka arritur t’ia tregojë bankën Mendyt dhe Fran Garcias, ndërsa pritet të jetë titullar edhe në vikend – pra në derbin madrilen kundër Atleticos.
Real Madridi është i pamposhtur në La Liga në gjashtë xhirot e para, ku ka arkëtuar plot 18 pikë, kurse synon ta vazhdojë të njëjtën seri në “Wanda Metripolitano”./Telegrafi/