E enjte, 26 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/intervistohet-martin-berishaj-prokuroria-speciale-jep-deta1je/Intervistohet Martin Berishaj, Prokuroria Speciale jep detaje - Klan Kosova

https://klankosova.tv/intervistohet-martin-berishaj-prokuroria-speciale-jep-deta1je/Intervistohet Martin Berishaj, Prokuroria Speciale jep detaje – Klan Kosova

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, është intervistuar nga Prokuroria Speciale.

Zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta konfirmoi për “Betimi për Drejtësi” se Berishaj u intervistua në kuadër të hetimeve që po zhvillohen ndaj tij idhur me veprat penale “Shpëlarje e parave”, “Shmangie nga tatimi” dhe “Mos raportimi apo raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave , i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”.

“Referuar kërkesës suaj, mund të konfirmojmë se z.Martin Berishaj është intervistuar të enjten nga Prokuroria Speciale, në kuadër të hetimeve që janë duke u zhvilluar ndaj tij lidhur me veprat penale “Shpëlarje e parave”, “Shmangie nga Tatimi” dhe “Mos raportimi apo raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave , i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”, konfirmoi Luta, transmeton Klankosova.tv.

Kjo është konfirmuar edhe nga avokati, Tomë Gashi.

Ai në një postim në Facebook tha se Berishaj dha një “deklaratë sqaruese”.

 

The post Intervistohet Martin Berishaj, Prokuroria Speciale jep detaje appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT