E enjte, 26 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/intervistimi-i-berishajt-nga-prokuroria-speciale-citaku-nje-dite-ne-ambasade-nje-dite-ne-prokurori/Intervistimi i Berishajt nga Prokuroria Speciale, Çitaku: Një ditë në Ambasadë, një...

https://klankosova.tv/intervistimi-i-berishajt-nga-prokuroria-speciale-citaku-nje-dite-ne-ambasade-nje-dite-ne-prokurori/Intervistimi i Berishajt nga Prokuroria Speciale, Çitaku: Një ditë në Ambasadë, një ditë në Prokurori – Klan Kosova

Deputetja e betuar e PDK-së Vlora Çitaku, ka reaguar ashpër për intervistimin e Martin Berishajt, nga Prokuroria Speciale.

Çitaku tha se Berishaj, të mbajë pozitën e ambasadorit, pavarësisht përfshirjes së tij në afera të dyshuara financiare, transmeton Klankosova.tv.

Ajo e ka quajtur këtë situatë “marrëzi pa kufi”, duke akuzuar qeverinë për mungesë përgjegjësie.

Sipas saj, ambasadori Berishaj, Berishaj është ende në detyrë vetëm sepse, sipas saj, “i shërben liderit suprem”.

Ish-ambasadorja e Kosovës në ShBA, shtoi se ai e kalon “një ditë në Prokurori, një ditë në Ambasadë”, duke aluduar në përfshirjen e tij në hetime dhe njëkohësisht ruajtjen e pozitës zyrtare.

“Pavarësisht dëshmive publike dhe aferave milionëshe, ai vazhdon të jetë ambasador me fuqi të plotë,” shkroi Çitaku, transmeton Klankosova.tv.

Vlora Çitaku, theksoi kontrastin me gjendjen e vështirë ekonomike që po përjetojnë bizneset dhe punëtorët në Kosovë si pasojë e rritjes së çmimeve të energjisë.

The post Intervistimi i Berishajt nga Prokuroria Speciale, Çitaku: Një ditë në Ambasadë, një ditë në Prokurori appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT