Kur i përmendet Hashim Thaçi, e thyen rrugën.
I përmalluar, deputeti Fatmir Limaj fillon të flas për ish presidentin dhe intervistën që ai e dha, një natë më herët, në Rubikon të Klan Kosovës.
Komandant Çeliku tha se atij, por edhe krejt vendit, i kanë munguar fjalët dhe mesazhet politike të Thaçit, i cili po mbahet qe gati pesë 5 vjet në qendren e paraburgimit në Hagë.
Limaj tha se të gjithë duhet të kuptojnë mesazhin kryesor që e dha Thaçi, të cilit ky iu referua gjithmonë si president.
Me emocione e ka ndjekur intervistën e Thaçit edhe pasardhësi i tij në PDK, Memli Krasniqi.
Krasniqi tha se të gjithë në Kosovë, politikanë e qytetarë, duhet të kuptojnë mesazhin e ish presidentit dhe ish kryeministrit për ruajtje të aleatëve.
Një ish-këshilltar i Thaçit e quajti frymëzim krejt atë që tha lexuesi i deklaratës së Pavarësisë së Kosovës.
Bashkëpunëtori i Thaçit në vitet e hershem të rezistencës, Nait Hasani, ia mbajti mend mirë një shprehje që e tha ish presidenti mbrëmë.
Më 5 nëntor 2020, Hashim Thaçi dha dorëheqje nga posti i presidentit të Kosovës, po atë ditë u nis për në Hagë, ku po qëndron në paraburgim bashkë me ish-drejtuesit e tjerë të UÇK-së, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.
The post Intervista nga burgu: Porositë e Thaçit përlotën Limajn e Krasniqin appeared first on Klan Kosova.