E premte, 25 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeIntervista ekskluzive me Thaçin, Kelmendi zbulon çka i tha babai për herë...

Intervista ekskluzive me Thaçin, Kelmendi zbulon çka i tha babai për herë të fundit ish-presidentit

Pas pesë vitesh në Hagë, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur për gjithçka në një intervistë ekskluzive për “Rubikon”.

Para transmetimit të kësaj interviste, autori i emisionit, Adriatik Kelmendi ka dhënë detaje në “Kosova today”, ku ndër të tjera zbuloi fjalët e fundit të cilat babai ia kishte thënë Hashim Thaçit.

“Kjo është intervistë është e gjatë, ndoshta më e gjata se intervistat që i kemi të zakonshme në Rubikon, do të jetë rreth 1 orë e 25 minuta, flasim për gjithçka. Kemi filluar me kohën që u nda nga jeta babai i tij, vizita që u lejuan e nuk u lejuan, emocionet e tij, detajet që do ta prekin secilin, një relacion i një djali të munguar i cili për ideal është ndarë herët nga familjarët. Si janë sjell prindërit me të, si e kanë këshilluar, çka i kanë thënë, a janë frikësuar se do ta humbin edhe djalin, detaje kur është takuar me babanë. Madje po e zbuloj edhe ekskluzivisht këtu kur babai i kishte thënë në orët e fundit, e kishte pyetur se “a u ktheve me shokët”. Ka kujtuar se janë kthyer të gjithë dhe Thaçi në ato rrethana i kishte thënë “po”. Ai ishte gëzuar që ata ishin kthyer”, tha Kelmendi, njofton Klankosova.tv.

Kelmendi poashtu zbuloi se të gjitha pyetjet i janë lejuar t’ia parashtrojë ish-presidentit, dhe se ai u është përgjigjur në mënyrë të thellë.

“Në këtë intervistë nuk jemi ndalur vetëm në sipërfaqësi, për Thaçin i cili po qëndron në paraburgim në Hagë. Kam shkuar i përgatitur, i kam shkruar të gjitha pyetjet dhe kam pritur sa lejohen, janë lejuar të gjitha. Thaçi është përgjigjur në mënyrë të thellë, ndoshta për shkak të rrethanave dhe të kohës për të menduar”, tha gazetari Kelmendi.

The post Intervista ekskluzive me Thaçin, Kelmendi zbulon çka i tha babai për herë të fundit ish-presidentit appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT