Kompania Rajonale e Ujësjellësit (KRU) Mitrovica njofton se ekipet e mirëmbajtjes do të realizojnë punime të planifikuara në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit në disa lokacione të qytetit dhe fshatrave përreth, përcjell Telegrafi.
Punimet në rrjetin e ujësjellësit do të kryhen në:
Rruga “Trepça”;
Rruga “Sami Beqiri”;
Rruga “Gjergj Fishta”;
Rruga “Adem Voca”;
Rruga “Xhevat Jusufi”;
Fshati Suhodoll;
Rruga “Obiliqeva” – Zveçan.
Punimet në rrjetin e kanalizimit do të realizohen në:
Rruga “Miran Hajra”;
Rruga “Mbretëresha Teuta”;
Rruga “Shemsi Ahmeti”;
Rruga “Artim Jashari”;
Fshati Tunel i Parë.
Gjatë kohës së punimeve në rrjetin e ujësjellësit, mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm në zonat përkatëse.
KRU Mitrovica falënderon qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin gjatë realizimit të këtyre punimeve. /Telegrafi/