E hënë, 21 Prill, 2025
spot_img
HomeSportInteri synon mos ta humb hapin, kërkon fitore ndaj Comos

Interi synon mos ta humb hapin, kërkon fitore ndaj Comos

Aktualisht është gjashtë pikë prapa Atalantas së vendit të parë, e cila ka grumbulluar 40 sosh.

Megjithatë, kampioni aktual i Italisë, Inter, ka dy ndeshje më pak se lideri, njërën prej të cilave e zhvillon sonte, raporton Klankosova.tv.

Në stadiumin “Giusseppe Meazza”, skuadra ku luan shqiptari, Kristjan Asllani, ndeshet sonte me Comon.

“Nerazzurët” kanë 5 fitore, dy barazime dhe një humbje si vendas, që kur nisi edicioni i ri në Serie A.

Como që ka 15 pikë, gjashtë prej tyre i ka arkëtuar në ndeshjet kur ka luajtur si mysafire, me një fitore e tri barazime, njofton Klankosova.tv.

Inter – Como fillon në orën 20:45 dhe transmetohet direkt në kanalin Sport 2 të platformës kryesore shqiptare, Art Motion!

Komentator, Naim Selmani.

Paraprakisht, në të njejtin kanal, shfaqet edhe ndeshja tjetër e xhiros së 17-të, ndërmjet Fiorentinës dhe Udineses.

Kjo sfidë nis në orën 18:30!

Tabela aktuale në Serie A

 

Për ta ndjekur këtë kompeticion, sikurse të gjitha ligat kryesore sportive të vendit e ato ndërkombëtare, mund të përfitoni nga super oferta e Art Motion, e cila nga data 21 dhjetor është në dispozicion për të gjithë.

Pos sportit, me pakon SUPREME PLUS e cila ka çmim prej vetëm 27.99€ në muaj, do të mund të shikoni mbi 315 kanale televizive, përfshirë mega spektaklin BIG BROTHER VIP, derisa përfitoni edhe Internet deri në 500 Mbps.

Mos e lëshoni rastin, oferta është e limituar!

Ofertë spektakolare e Art Motion

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT