Interi shënon fitore komode te Cagliari

Interi shënon fitore komode te Cagliari

Interi ka arkëtuar pikët e plota në udhëtim te Cagliari, në kuadër të xhiros së pestë në Serie A.

“Neurazzurët” zhvilluan një paraqitje fantastike për të fituar me rezultat 0-2.


Pas vetëm nëntë minutave lojë, Lautaro Martinez shënoi me kokë nga afërsia, duke i dhënë epërsi mysafirëve.

Interi dominoi në përgjithësi dhe kishte disa raste shënimi, si me Hakan Calhanoglun që goditi shtyllën.

Cagliari ndërkohë ishte më e zbehët gjatë tërë lojës, ku rasti më i mirë ishte goditja e Folorunsho, por larg finalizimit.

Fitoren e Interit e vulosi talenti Pio Esposito pas asistimit të Federico DiMarcos (82’).

Me këtë triumf, Interi zë pozitën e pestë me nëntë pikë ndërsa Cagliari renditet në pozitën e 10-të me shtatë sosh./Telegrafi/