Interi sërish në finale të Superkupës së Italisë

Interi sërish në finale të Superkupës së Italisë

Me dy gola të Deznel Dumfries, Interi e ka siguruar finalen në Superkupën e Italisë në futboll.

Atalanta nuk arriti të lë ndonjë shenjë në ballafaqimin e sotëm, pos një goli të cilin e anuloi VAR-i për pozitë jashtë loje, njofton Klankosova.tv

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndonëse “Nerazzurët” krijuan disa raste.

Interi e pret në finale fituesin e përballjes së nesërme ndërmjet Juventusit dhe Milanit, që poashtu transmetohet direkt në kanalin Sport 1, të platformës gjigante, Art Motion.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>