Kanë përfunduar 45 minutat e para në derbin kryesor të kësaj jave në Serie A.
Frederico Dimarco me një gol fantastik nga gjuajtja e lirë, i ka dhënë avantazhin Interit në minutën e 22-të.
Pavarësisht tentativave të Napolit për ta barazuar rezultatin në pjesën e parë, shifrat mbetën të pandryshuara.
Me 57 pikë, kampioni aktual i Italisë e udhëheq renditjen tabelare në Serie A, një më shumë se napolitanët.
Nëse këta të fundit nuk arrijnë të kthehen në lojë, diferenca mes tyre do të rritet në katër pikë.
Kjo super ndeshje po transmetohet direkt në kanalin Sport 3 të platformës kryesore shqiptare, ArtMotion!
The post Interi në avantazh ndaj Napolit pas pjesës së parë appeared first on Klan Kosova.