20:38 / E Hënë, 28 Prill 2025 / Gj. Sh
Inter po përballet me rritjen e numrit të lojtarëve të padisponueshëm në prag të ndeshjes së parë gjysmëfinale të Champions League.
Përveç pritjes për të pasur në dispozicion Marcus Thuram, i cili pritet të arrijë në Barcelonë, por do të vlerësohet përfundimisht nesër, trajneri Simone Inzaghi duhet të përballet edhe me mungesën e Benjamin Pavard.
Mbrojtësi francez, pas një ndrydhjeje të kyçit të këmbës të pësuar në ndeshjen ndaj Romës, është duke u trajtuar në Milano dhe do të mungojë për takimin e parë gjysmëfinal. Aktualisht, nuk ka asnjë parashikim të saktë për rikthimin e tij në ndeshjen e kthimit.
Kjo është një tjetër goditje për skuadrën zikaltër, e cila gjithsesi mund të mbështetet në rikuperimin e Denzel Dumfries. Edhe pse ende larg formës optimale, prania e holandezit i jep Inzaghi më shumë alternativa në krahun e djathtë, ku në dispozicion janë gjithashtu Bisseck dhe Darmian si zëvendësues të mundshëm për Pavard.