Skuadra e Interit ka shënuar fitore 0:2 ndaj Torinos në ndeshjën e vlefshme për javën e 36-të në Serie A.
Golin e parë në këtë sfidë e shënoi mesfushori, Zaleëski në minutën e 14’të, shkruan Indeksonline
Në pjesën e dytë, ekipi i Inzaghit e shënoi edhe një gol tjetër.
Ishte Kristjan Asllani që realizoi nga pika e bardhë e penalltisë për 0:2.
Me këtë fitore, Interi mbetet në garë për titull dhe barazon me pikë Napolin, me nga 77. Por, ekipi i Contes është me një ndeshje më pak./Indeksonline/