E diel, 20 Prill, 2025
spot_img
HomeSportInteri lufton me Udinesen për një vend në çerekfinalen e Kupës së...

Interi lufton me Udinesen për një vend në çerekfinalen e Kupës së Italisë

Fitorja e thellë në “Olimpico” të Romës, ku Interi e mposhti 6-0 Lazion vendase, ka dërguar alarm të “frikshëm” për kundërshtarët e radhës.

E pikërisht kundërshtari i njejtë, në stadiumin e njejtë, mund ta sfidojë sërish kampionin aktual të Italisë, kësaj radhe në kuadër të çerekfinaleve të Kupës shtetërore, njofton Klankosova.tv.

Por që kjo të ndodh, “Nerazzurët” duhet të fitojnë sonte ndaj Udineses, në ndeshjen e fundit të 1/8-ës së finales.

Mysafirët do ta kenë të vështirë që në “Giusseppe Meazza” t’i eliminojnë “Zi-kaltërtit”, por në futboll asgjë s’është e pamundur.

Ndonëse kanë kaluar gati njëmbëdhjetë vjet që nga përballja e fundit mes këtyre dy ekipeve në këtë kompeticion, Udine e kishte eliminuar atë kohë Interin nga Kupa (09.01.2014), duke e mposhtur bash në këtë fazë të garës raporton Klankosova.tv.

Ky duel transmetohet direkt në kanalin Sport 1 të platformës kryesore shqiptare, Art Motion, duke filluar nga ora 21:00.

Komentator, Andi Shabani!

Kujtojmë që mbrëmë Atalanta deklasoi Cesenan me rezultat 6-1, kurse Roma e mundi 4-1 Sampdorian.

Kupa e Italisë transmetohet ekskluzivisht në platformën Art Motion

Për ta ndjekur këtë kompeticion, sikurse të gjitha ligat kryesore sportive të vendit e ato ndërkombëtare, mund të përfitoni nga super oferta e Art Motion, e cila do të jetë në dispozicion për të gjithë, nga data 21 dhjetor.

Pos sportit, me pakon SUPREME PLUS e cila ka çmim prej vetëm 27.99€ në muaj, do të mund të shikoni mbi 315 kanale televizive, përfshirë mega spektaklin BIG BROTHER VIP, derisa përfitoni edhe Internet deri në 500 Mbps.

Mos e lëshoni rastin, oferta është e limituar!

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT