6 me 0.
Me këtë rezultat kaq të thellë, Interi ka fituar në “Stadio Olimpico” kundër Lazios.
Për “Nerazzurët”, llogarinë e hapi nga pika e bardhë Hakan Çalhanoglu, në minutin e 41-të.
Skuadra “Ziekaltër” nuk u ndal me kaq.
Djelmoshat e Simone Inzaghit, shënuan edhe plot katër herë të tjera.
Në minutin e 45-të ishte Federico Di Marco, ai që i çoj shifrat në 0:2.
Për 0:3, në minutin e 51-të realizoj Nicolo Barella.
Veç pas dy minutash Denzel Dumfries, shënoj për rezultatin Lazio 0 e Inter katër.
Por, kjo si duket nuk i mjaftoi Interit, që qëlloj cakun edhe dy herë të tjera me Augston dhe Thuramin.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>