Sonte zhvillohet ndeshja e kthimit e gjysmëfinales në Ligën e Kampionëve.
Interi, do të pres Barcelonën në stadiumin ikonik “San Siro”, ku të dy këto skuadra do të hyjnë “all-in”.
Përballja e sotme do të jetë përballja e tyre e 14-të, me Barcelonën e cila ka fituar 6 ndeshje, Interi me 2 fitore dhe në 5 ndeshje kanë barazuar.
Kujtojmë se ndeshja do të zhvillohet sonte, në orën 21:00./IndeksOnline/