23:02 / E Mërkurë, 07 Maj 2025 / Gj. Sh
Inter dhe PSG do të kërkojnë trofeun e Champions League për këtë sezon.
Më 31 maj, stadiumi ”Allianz Arena” do të jetë dëshmitar i një super finaleje, shkruan IndeksOnline.
”Shpirit luftarak italian” do të përballet me ”milionat” e sheikëve arab.
Interi kaloi në finale pasi e eliminoi Barcelonën me rezultat të përgjithshëm 7-6, ndërsa PSG e eliminoi Arsenalin, me rezultat të përgjithshëm, 3-1.
Finalja e madhe zhvillohet me 31 maj, më fillim nga ora 21:00./IndeksOnline/