Inter ka njoftuar se klubi ka përfunduar vitin me një fitim prej 35.4 milionë eurosh, diçka që nuk ishte arritur “në historinë moderne” të klubit, përfshirë një të ardhur rekord prej 567 milionë eurosh.
“Nerazzurrët” kanë qenë duke transformuar situatën e tyre financiare që nga rënia në krizë gjatë mbylljes për shkak të COVID-it në vitin 2020, e cila u shtua mbi borxhe të mëdha ekzistuese.
Pika e kthesës ishte pa dyshim mospagimi i huas nga Suning, që çoi në marrjen efektive të klubit nga fondi amerikan Oaktree në maj 2024.
Që prej asaj kohe, dhe me Beppe Marottën të vendosur si president, klubi ka ulur shpenzimet dhe ka rritur të ardhurat, ndihmuar edhe nga arritja në dy finale të Ligës së Kampionëve në tri vite, si dhe pjesëmarrja në Kupën e Botës për Klube.
E gjithë kjo bëri që Inter të regjistrojë një fitim prej 35.4 milionë eurosh në vitin fiskal 2024/2025, një rritje neto prej 70 milionë eurosh nga qershori 2024, kur klubi operonte me një humbje prej 35.7 milionë eurosh.
Të ardhurat e tyre gjithashtu arritën një rekord të ri prej 567 milionë eurosh, një rritje prej 94 milionë eurosh krahasuar me sezonin e kaluar.
Ata gjithashtu përmirësuan stabilitetin financiar duke shlyer obligacionet më herët dhe duke siguruar një hua afatgjatë prej 350 milionë eurosh.
“Deklarata financiare që paraqesim sot shënon një moment historik: për herë të parë në historinë moderne të Interit, kemi regjistruar një fitim neto”.
“Ky rezultat reflekton forcën e strategjisë sonë, të rrënjosur në përkushtimin ndaj qëndrueshmërisë, efikasitetit operacional dhe maksimizimit të burimeve tona”.
“Një falënderim i veçantë shkon për Oaktree, e cila ka mbështetur dhe udhëhequr klubin me profesionalizëm dhe vizion strategjik, duke siguruar qeverisje të fortë dhe disiplinë financiare”, thuhet në deklaratën e presidentit Marotta./Telegrafi/