John Ratcliffe i raporton personalisht Donald Trump për sigurinë kombëtare, kërcënimet dhe rreziqet ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, jo vetëm në territorin amerikan.
Këtë, drejtori i CIA-s tha se e bën deri në 4 herë në ditë. Brenda javës, presidentit amerikan i shpalos detaje operacionesh, deri në 15 herë.
Pak nga kërcënimet kryesore ndaj sigurisë së ShBA-së, me theks të veçantë pas luftës së nisur me Iranin, shefi i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës bashkë me drejtorë tjerë agjencish nga Komuniteti i Inteligjencës i shpalosën edhe në Komitetin e Inteligjencës së Senatit, të cilët në duar kanë raportin e vitit 2026 ku përmendet edhe Kosova.
Republika ballkanike, paraqitet edhe më tej në rrezik serioz nga ndërhyrjet e Rusisë.
Sipas raportit të zyrës së udhëhequr nga Tulsi Gabbard, NATO dhe shtetet e BE-së mezi po presin fundin e luftës në Ukrainë jo vetëm për ruajtjen e sovranitetit të Ukrainës por për ta penguar agresionin e radhës të Rusisë në Evropë.
Raporti vjetor mbi kërcënimet, e kishte përfshirë Republikën e Kosovës edhe në vitin 2024, pas agresionit në Banjskë dhe përplasjeve mes protestuesve serbë dhe KFOR-it në komunat veriore në maj 2023, ku ishin lënduar mbi 90 pjesëtarë të misionit të NATO-s.
Raporti paralajmëronte dhunë ndër-etnike edhe në 2024-ën. Atë vit ndodhi akti terrorist në kanalin ujor në Varagë të Zubin Potokut, me qëllim destabilizimin e sigurisë.
Detajet i gjeni në kronikën e përgatitur nga Rina Mujku:


