Intel kishte shumë për të thënë në CES 2026 ndërsa solli linjën e re të procesorëve Core Ultra Series 3 të cilët sipas kompanisë kanë performancë të shkëlqyer.
Këta procesorë mobil, njohur si Panther Lake, kanë jo vetëm performancë grafike dukshëm më të lartë por edhe jetëgjatësi baterie të konsiderueshme.
Dhe për këto arsye për herë të parë ato janë certifikuar për përdorim industrial, në robotikë dhe qytete inteligjente.
Mes procesorëve të rinj janë modelet Core Ultra 7 dhe 9 si dhe Core X7 dhe X9 të cilët përmbajnë 12 bërthama grafike Xe.
Të gjithë procesorët ofrojnë 16 bërthama dhe fije dhe performancë NPU prej 50 TOPS.
Çipet e reja janë të famshëm për dy arsye kryesore: së pari Intel pretendon se janë çipet më të avancuara që ka prodhuar ndonjëherë në SHBA dhe së dyti janë të parët me procesin prodhues 18A të cilët duhet të rikthejnë kompaninë në vendin që i takon.
18A nënkuptron 18 Angstrom, një njësi matëse më e vogël sesa nanometri dhe përdoret për madhësinë e tranzistorëve në çipe.
18 Angstrom është përafërisht 1.8nm duke u vendosur në një nivel me procesin prodhues 2nanometër më të avancuar në botë të TSMC në Tajvan.
Këta çipe të reja do të vinë në laptopët e prodhuar nga HP, Acer, Lenovo, Dell dhe Samsung. /PCWorld Albanian
https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js#xfbml=1&version=v10.0



