Tuesday, January 27, 2026
spot_img
HomeLajmeInspektorët ndërpresin “punimet e kundërligjshme” të kompleksit banesor te Liqeni Akumulues

Inspektorët ndërpresin “punimet e kundërligjshme” të kompleksit banesor te Liqeni Akumulues

Inspektorët kanë ndërprerë punimet në kompleksin banesor të kompanisë “AZ Building” në Mitrovicë të martën. Arsyetimi është se ndërtimi i kompleksit pranë Liqenit Akumulues po kryhej në mënyrë të kundërligjshme.

Drejtori i Inspeksionit, Mujë Igrishta, bashkë me inspektorët në vendngjarje, kanë evidentuar shkeljet dhe kanë vendosur shiritat për ndalimin e punimeve të mëtejme.

Igrishta ka thënë se për shkak të mosrespektimit të kushteve dhe shkeljes së disa kritereve ligjore, kompanisë “AZ Building” i janë pezulluar punimet.

“Drejtoria e Inspekcionit sot ka vendosur shiritat për ndalimin e punimeve në ndërtimin e një kompleksi banesor që po kryhej në mënyrë të kundërligjshme në rrugën ‘Liqeni’, pranë Liqenit Akumulues,” thuhet në njoftimin e Komunës së Mitrovicës në Facebook.

Që nga viti i kaluar, kompania përgjegjëse pati lajmëruar ndërtimin e kompleksit, duke e cilësuar si gjigant, të parin e këtij lloji, dhe të vendosur në një nga zonat më të bukura të Mitrovicës, pranë Liqenit Akumulues.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT