Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, që vepron në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, ka nisur një aksion të gjerë inspektimesh në tërë territorin e Republikës së Kosovës, në prag të festës së Bajramit.
“Gjatë gjithë javës, përfshirë edhe ditën e sotme, ka organizuar një aksion të gjerë inspektimesh në tërë territorin e Republikës së Kosovës, e që është duke vazhduar në prag të festës së Bajramit”, thuhet në njoftim.
Ky aksion ka për qëllim: verifikimin e çmimeve, kontrollin e flamujve të origjinës së produkteve, saktësinë e deklaracioneve të vendosura për konsumatorët.
Inspektorati thekson se mbetet i përkushtuar në mbrojtjen e konsumatorëve.
“Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut mbetet i përkushtuar në mbrojtjen e konsumatorëve nga praktikat e padrejta tregtare dhe nga çdo veprim që bie ndesh me legjislacionin në fuqi”, thuhet tutje në njoftim.
Përmes këtyre kontrolleve synohet garantimi i transparencës në treg dhe sigurimi i një mjedisi të drejtë dhe të besueshëm për qytetarët.
Inspektorati thekson se ndaj operatorëve ekonomikë që nuk kanë respektuar ligjin janë ndërmarrë masa ndëshkuese në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.
“Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut do të vazhdojë me aktivitete të tilla edhe në ditët në vijim, duke u siguruar që të drejtat e konsumatorëve janë duke u respektuar plotësisht dhe se tregu është duke funksionuar në përputhje me rregullat dhe standardet e përcaktuara”, thuhet në njoftim.
Ky aksion vjen në një periudhë ku është raportuar për rritje të disa çmimeve në prag të festëss ë Bajramit, dhe qëllimi kryesor është sigurimi i një tregu të drejtë dhe i besueshëm për të gjithë konsumatorët.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


