Analisti Vehbi Kajtazi në “Rubikon” të Klan Kosova tha se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, po insiston në votim të fshehtë, pasi sipas tij, Lista Serbe në këtë mënyrë do ta votojë Albulena Haxhiun për kryeparlamentare.
“Kurti, po i do votat e Listës Serbe për ta zgjedhur Albulena Haxhiun, sepse jam i bindur, siç është parë deri tash, se deputetët e Listës Serbe e votojnë me votim të fshehtë. Unë iu garantoj, derisa nuk ka arritur, është konfirmuar disa herë, që ka provuar me i ble, e ka thënë LDK që i kanë kontaktuar deputetët e saj për t’i marr, për t’i joshur, dhe ka dështuar deri tash”, u shpreh analisti, transmeton Klankosova.tv.
Ai foli edhe rreth pretendimeve që ndaj deputetëve të Kuvendi të Kosovës po ushtrohet trysni rreth çështjes së votimit të fshehtë.
“Tash, mua më intereson me e dit, ndoshta me e ditur votuesit më mirë se ne, pse po e do votimin e fshehtë për Albulena Haxhiun, Albin Kurti? Kushdo që ushtron trysni mbi deputetin në të drejtën e tij për të ushtruar funksionin, në këtë rast edhe votimin, kryen vepër penale. Nëse Albin Kurti ka informacion se ndonjëri prej deputetëve të subjekteve të tjera politike, është i kërcënuar, është i shantazhuar apo nën presion për të ushtruar të drejtën e vet të votimit, duhet këtë informacion ta çojë në Prokurori dhe kushdo që e kryen një veprim të tillë duhet të shkojë në burg, është kaq e thjeshtë”, tha Kajtazi.
The post Insistimi për votimin “tinëzar”, Kajtazi: Kurti i do votat e Listës Serbe për Haxhiun (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.