Iniesta për pensionimin e Busquets: Ishte privilegj që luajtëm së bashku, kishe stil unik

news image

Sergio Busquets ka vendosur të pensionohet nga futbolli në moshën 37-vjeçare. Mesfushori i Inter Miamit ka vendosur të largohet nga sporti që e dashuroi që kur ishte fëmijë.

Andres Iniesta ka uruar ish-bashkëlojtarin e tij për pensionimin, duke e cilësuar si një privilegj që luajtën së bashku.

“Çfarë privilegji ishte të ndaja gjithë këta vjet me ty vëlla. Kam shijuar shumë. Çfarë kohe të mrekullueshme kaluam së bashku. Pa dyshim, je një nga më të mëdhenjtë e historisë së futbollit,” ka shkruar Iniesta në rrjetet sociale.

Ai ka shtuar se Busquets kishte një stil unik loje, një stil që do të mbetet gjithmonë në kujtesën e tifozëve.

“Ke pasur një mënyrë unike të të luajturit. Një mënyrë që do të mbetet gjithmonë në kujtesën tonë. Të uroj gjithë të mirat,” përfundoi Iniesta.

Busquets do të mbetet pjesë e klubit amerikan deri në fund të këtij sezoni, ku kanë mbetur edhe disa javë. Ai u bë i njohur për lojën e tij fantastike në mesfushë te Barcelona, ku fitoi shumë tituj.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/