Është iniciuar procedurë ndaj një shtetasi të Serbisë pasi që gjatë verifikimit i njëjti ka rezultuar ka kaluar në mënyrë të paautorizuar të vijën kufitare.
Siç njofton Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, i dyshuari, mashkull nga Serbia, ka dalë nga territori i Kosovës më 19 Shtator 2025, por nuk janë gjetur të dhëna për hyrje të tij më pas në Kosovë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë te rregullt.
“Leposaviq 03.10.2025-14:00. Është iniciuar procedurë ndaj të dyshuarit mashkull shtetas i Serbisë pasi që, gjatë verifikimit, ka rezultuar se i njëjti më datë 19.09.2025 ka dalë nga territori i Kosovës, mirëpo nuk kishte të dhëna për hyrje në Kosovë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë te rregullt”, njofton PK. /Klankosova.tv
The post Iniciohet procedurë ndaj shtetasit të Serbisë, kaloi në mënyrë të paautorizuar të vijën kufitare appeared first on Klan Kosova.