E shtunë, 28 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/infektologu-mehmeti-ben-thirrje-per-ndergjegjesim-te-shtuar-rreth-hiv-it/Infektologu Mehmeti bën thirrje për ndërgjegjësim të shtuar rreth HIV-it - Klan...

https://klankosova.tv/infektologu-mehmeti-ben-thirrje-per-ndergjegjesim-te-shtuar-rreth-hiv-it/Infektologu Mehmeti bën thirrje për ndërgjegjësim të shtuar rreth HIV-it – Klan Kosova

11 të reja me HIV/AIDS janë raportuar përgjatë periudhës janar-maj në Kosovë.

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, shumica e të prekurve i përkasin gjinisë mashkullore.

Lidhur me këtë situatë, shefi i repartit për trajtimin e rasteve me HIV/AIDS në Klinikën Infektive të Kosovës, Murat Mehmeti, ka deklaruar për Klankosova.tv se nevojitet një nivel më i lartë i ndërgjegjësimit publik rreth kësaj sëmundjeje ngjitëse.

“Mendoj që ndërgjegjësimi nuk është i mjaftueshëm mbi sëmundjen në fjalë, dhe që duhet rritur edhe më shumë ky ndërgjegjësim”, u shpreh Mehmeti.

Ai theksoi gjithashtu se kushtet në repartin ku trajtohen pacientët me HIV/AIDS janë shumë të mira dhe se në dispozicion është terapia antiretrovirale, e cila sipas tij ka rezultuar mjaft efektive te pacientët.

Statistikat rriten, ndërgjegjësimi ngec: Si po përballet Kosova me HIV-in?

The post Infektologu Mehmeti bën thirrje për ndërgjegjësim të shtuar rreth HIV-it appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT