Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar një takim në Paris, edhe me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, gjatë pjesëmarrjes së saj në ceremoninë e rihapjes së katedrales ikonike Notre-Dame.
Për takimin mes tyre njoftoi vet Infantino, ndërsa ndante mahnitjen e tij me formën e rinuar të katedrales ikonike Notre-Dame, transmeton klankosova.tv.
”Ishte me të vërtetë emocionuese të merrje pjesë në Paris në rihapjen e Notre-Dame-së të çmuar globalisht, së bashku me shumë liderë botërorë. Fantastike të shihje një monument kaq ikonik të rikthyer në lavdinë e tij të mëparshme dhe një nder i madh të ishe i pranishëm në rihapjen e tij”.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>