Infantino arrin në Kosovë (VIDEO)

Infantino arrin në Kosovë (VIDEO)

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka arritur në Kosovë.

Federata e Futbollit të Kosovës ka ndarë pamje të momentit të arritjes dhe pritjes që iu bë nga Agim Ademi, anëtarët e KE të FFK-së dhe zyrtarët e Presidencës.

Ai pritet të dekorohet sot nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani. Ceremonia zyrtare do të mbahet në një hotel në magjistralen Prishtinë – Ferizaj.

I pari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj presidentes për këtë veprim, duke e cilësuar si një akt që dëshmon respektin e institucioneve të Kosovës për rolin dhe kontributin e Infantinos në zhvillimin e futbollit kosovar.

“Gianni Infantino pati fatin që, në Kongresin e tij të parë si president i FIFA-s në vitin 2016, ta shpallë Kosovën anëtare të barabartë të organizatës. Ky ishte një moment historik që ndryshoi përgjithmonë rrugëtimin tonë si shtet në arenën ndërkombëtare të futbollit,” ka shkruar Ademi në një postim në Facebook, transmeton Klan Kosova.

Kjo është vizita e dytë e presidentit të FIFA-s në Kosovë.

Vjosa Osmani do të dekorojë presidentin e FIFA-s, Gianni Infantinon

The post Infantino arrin në Kosovë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.