Infantino arrin në Kosovë, pritet nga Ademi dhe anëtarët e Komitetit Ekzekutiv

A shihni vija të drejta apo të lakuara në imazh?

I pari i futbollit botërorë, Gianni Infantino ka arritur në vendin tonë, Kosovë.

Presidenti Infantino ka ateruar në aeroportin e Prishtinës, teksa është pritur nga presidenti i FFK-së, Agim Ademi dhe anëtarët e Komitetit Ekzekutiv.

Infantino po qëndron në Kosovë me ftesë të presidentes së vendit, Vjosa Osmani.

“Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino arrin në Kosovë. Ai në aeroport u mirëprit nga presidenti Agim Ademi dhe anëtarët e KE të FFK-së dhe zyrtarët e Presidencës”, thuhet në njoftimin e FFK-së. /Telegrafi/