FORCIMI I BASHKËPUNIMEVE DHE KRIJIMI I RRUGËVE TË REJA!
Unioni Turk i Eksportuesve (ÇİB) vjen në Prishtinë për të forcuar dhe krijuar bashkëpunime të reja me bizneset e Kosoves. Delegacioni i ketij Misioni Tregtar përfshin 48 përfaqësues nga 28 kompani turke, me synimin e zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve të bashkëpunimit me Kosovën, një vend me të cilin Turqia ka lidhje të thella historike dhe kulturore por edhe me vendet e rajonit si Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.
Misioni Tregtar në Kosovë do të organizohet nën drejtimin e Kryetarit të Unionit të Eksportuesve të Çelikut (ÇİB), z. Adnan Aslan.
- Takimet dypalëshe të biznesit do të zhvillohen të martën, më 25 shkurt, nga ora 10:00 deri në 18:00, në Emerald Hotel, Prishtinë.
Të gjitha Kompanitë nga Kosova dhe vendet fqinje, që operojnë në industrinë e hekur-çelikut, si dhe në sektorët e ndërtimit, profileve, konstruksioneve, pajisjeve, instalimeve dhe materialeve të lidhura, të takohen me delegacionin e kompanive turke pjesëmarrëse.
Takimet dypalëshe, të cilat janë janë organizuar nën kujdesin e veçantë të Kryetarit te Odës Ekonomike z.Lulzim Rafuna, do të bashkojnë kompani prodhuese dhe tregtare të sektorit për të diskutuar mundësitë e reja të bashkëpunimit dhe investimeve të përbashkëta. Takimet individuale ndërmjet bizneseve do të shërbejnë si gur themeli për forcimin e bashkëpunimit dhe rritjen e tregtisë midis vendeve.
Ceremonia e Hapjes dhe Takimet Biznesore
Gjatë ceremonisë së hapjes, e cila do të mbahet më 25 shkurt në orën 9:00, do të jenë pjesëmarës Ambasadori i Turqisë në Prishtinë, z. Sabri Tunç Angılı, si dhe Atasheu Tregtar, znj. Seda Ulukaya. Pas ceremonisë, janë planifikuar mbi 100 takime biznesi dypalëshe.
Rëndësia e Bashkëpunimit Ndërmjet Tregut të Kosovës dhe Turqisë
Kryetari i Bordit Drejtues të ÇİB, z. Adnan Aslan, duke synuar rritjen e mundësive të bashkëpunimit nëpërmjet takimeve dypalëshe, deklaron se eksportet e çelikut nga Turqia drejt Kosovës janë rritur ndjeshëm vitin e kaluar, duke e bërë Turqinë burimin kryesor të importeve për këtë sektor.
Eksportet e kompanive turke në Kosovë u rritën me 148% krahasuar me vitin e kaluar, duke arritur në 264 mijë tonë. Me këtë rritje, Turqia përfaqëson 40% të tregut të hekur-çelikut dhe metaleve, duke kaluar Shqipërinë dhe duke u pozicionuar në vendin e parë.
“Dëshirojmë të sjellim produkte me cilësi dhe vlerë të lartë për kompanitë e Kosovës. Me këtë delegacion, synojmë të hapim dyer për bashkëpunime të reja me kompanitë kosovare, me të cilat kemi afërsi të mëdha historike dhe logjistike.” – shprehet Aslan.
Pritet që ky aktivitet t’i jap një zhvillim të mëtejshëm bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në këtë sektor. Në këtë aktivitet janë pjesëmarrës kompanitë lidere në treg nga Turqia si prodhuese dhe tregtare dhe pritet që pjesëmarrja nga bizneset shqiptare të jetë e madhe.
Unioni i Eksportuesve të Çelikut (ÇİB) është një organizatë zyrtare e themeluar në 2005, e cila numëron 33.7 milionë ton prodhim, mbi 3000 anëtarë në të gjithe Turqinë, dhe vlerë eksportesh prej gati 15 milardë dollarë në vit.
Misioni tregtar do të zhvillohet nën moton: “Cilësi, besueshmëri, përmirësim të vazhdueshëm dhe inovacion.”
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>