21:53 / E Hënë, 05 Maj 2025 / Gj. Sh
Mbrojtësi i Interit, Alesandro Bastoni, foli në prag të duelit të kthimit që Interi do të zhvillojë në gjysmëfinalen e Champions-it. Në konferencën për shtyp në prag të kësaj përballjeje speciale, futbollisti italian ndër të tjera u shpreh:
“Individualisht nuk jemi mes katër skuadrave më të mira në Europë, por vetëm kur jemi të bashkuar arrijmë të nxjerrim në pah cilësitë tona. Ëndrra jonë ka qenë të luajmë këto ndeshje dhe përpiqem të shijoj çdo emocion që sjellin.
Interi një gjigant europian? Fjalët s’kanë më vlerë – është fusha që flet, dhe fusha thotë se Interi është një nga më të mëdhatë në Europë. Nuk jemi fshehur kurrë. Një kërkesë për tifozët? Do të ketë momente vuajtjeje të madhe, sepse mënyra e lojës së Barcelonës të detyron ta përjetosh këtë. Në ato momente do të na duhet shtytja e gjithë popullit zikaltër. Tifozët duhet të jenë zjarr, ne të ruajmë ftohtësinë në fushë”, u shpreh Bastoni.