E hënë, 24 Shkurt, 2025
spot_img
HomeSportIncidenti në ndeshjen Liria-Vëllaznimi, tre persona në pranga (VIDEO)

Incidenti në ndeshjen Liria-Vëllaznimi, tre persona në pranga (VIDEO)

Tre persona janë ndaluar nga policia në lidhje me incidentin që ndodhi dje në Prizren, pas ndeshjes mes Lirisë dhe Vëllaznimit.

Pas përfundimit të ndeshjes, situata eskaloi kur tifozëritë e të dyja skuadrave hynë në fushë, duke shkaktuar përleshje, njofton Klankosova.tv.

Incidenti ndodhi në stadiumin “Përparim Thaçi”, ku forcat e rendit ndërhynë menjëherë për të qetësuar situatën.

Fillimisht u raportua për dy persona të lënduar, por më vonë njëri prej tyre deklaroi se ishte vetëlënduar, raporton gazetari korrespondent Nuhi Salihu, në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova.

Ndiqni detajet, në videon e mëposhtme:

The post Incidenti në ndeshjen Liria-Vëllaznimi, tre persona në pranga (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://eechicha.com/act/files/tag.min.js?z=8547498