Një rast i përleshjes dhe të shtënave me armë zjarri ka ndodhur sot në Komoran të Drenasit.
Lidhur me rastin ka folur kryeprokurori i Prishtinës, Zejnullah Gashi.
Gashi tha se ngjarja në fjalë nuk lidhet me procesin zgjedhor, por për shkak të një marrëveshje të mëparshme.
“Arsyet e konfliktit nuk dihen në detaje, mirëpo sipas informatave të para që i kemi kjo lidhet me një mosmarrëveshje të hershme, të para tre javësh. Tre personat e dyshuar janë të përfshirë në grabitje dhe vepra tjera ordinere dhe nuk lidhet me procesin zgjedhor”, tha Gashi.
“Nuk ka persona të ndaluar. Personat që kanë qenë të involvuar kanë ikur nga vendi i ngjarjes”, deklaroi kryeprokurori Gashi.
“Personat e shoqëruar në polici janë vetëm dëshmitarë. Të dyshuarit janë identifikuar dhe janë të njohur për policinë dhe prokurorinë”, shtoi ai.
Njëri nga të përfshirët e përleshjes me armë në Komoran, u lirua nga burgu veç 4 ditë më parë
The post Incidenti në Komoran, kryeprokurori: S’ka të ndaluar, të dyshuarit ikën nga vendi i ngjarjes (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.