Incidenti me armë në Vranjevc: Ky është 29-vjeçari i kërkuar nga Policia

news image

Në lagjen “Vranjevc” të Prishtinës, një incident me armë zjarri ndodhi sot gjatë tentimit të policisë për të ndaluar siç mëson Gazeta Sinjali, Leotrim Kaçiun, i cili ishte në kërkim për një kohë të gjatë.

Enis Pllana, zëdhënës i Policisë së Kosovës për kryeqytetin, konfirmoi për Gazeta Sinjali se rreth orës 12:00, zyrtarët e Njësisë për realizimin e urdhëresave tentuan ta ndalonin Kaçiun në rrugën “Fahri Fazliu”, ku ai ndodhej në një veturë.

“I dyshuari ka refuzuar urdhrat policorë dhe ka arritur të largohej duke rrezikuar zyrtarët, njëri nga të cilët në përpjekje për ta ndaluar të dyshuarin ka përdorur edhe armën zyrtare,” tha Pllana.

Sipas tij, gjatë largimit, Kaçiu shkaktoi një aksident trafiku me të lënduar dhe dëme materiale.

Lidhur me rastin janë njoftuar institucionet kompetente dhe hetimet janë në vazhdim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Incidenti me armë në Vranjevc: Ky është 29-vjeçari i kërkuar nga Policia appeared first on Sinjali.