Këngëtarja e njohur Katy Perry përjetoi një incident të pazakontë gjatë një koncerti në Las Vegas, pjesë e turneut të saj botëror “Lifetimes Tour”. Gjatë performancës së këngës “Part of Me”, yllit të muzikës pop i çahen reçipetat metalike në pjesën e pasme, teksa po vraponte në skenë, shkruan Gazeta Sinjali.
Reagimi i Perryt ishte i menjëhershëm dhe me nota humori. Ajo bërtiti: “Oh, reçipetat e mia po bien!”, ndërkohë që vazhdoi të kërcente pa e ndalur shfaqjen. Një anëtar i stafit të saj, Patrick, doli menjëherë në skenë për ta ndihmuar, ndërsa këngëtarja i tha me shaka: “Patrick, më vish menjëherë reçipetat!”
Katy Perry e përballoi situatën me profesionalizëm dhe batuta, duke komentuar nga skena: “Nuk keni paguar mjaftueshëm për të më parë lakuriq!” Më vonë, problemi u rregullua dhe koncerti vazhdoi pa të papritura të tjera.
Perry aktualisht është në një turne të madh botëror me 84 koncerte, që pason publikimin e albumit të saj të ri “143”. Albumi është pritur me komente të përziera nga kritika, me disa që e cilësojnë si projekt të paplanifikuar mirë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);