Shtatë vetura të policisë dhe dy autoambulanca janë parë në lagjen Dardania në Prishtinë.
Burime të Klankosova.tv kanë bërë të ditur se shkaku i kësaj ishte një konflikt mes fqinjëve që ka eskaluar në rrahje.
Sipas të njëjtit burim, fqinji dyshohet se ia ka ngacmuar vajzën fqinjit tjetër, ndërsa babai i vajzës e ka harrur të njëjtin.
Kjo ngjarje pritet të konfirmohet pasi organet e rendit, të kontaktuara tashmë nga Klankosova.tv (por pa përgjigje deri në këto momente), të japin një konfirmim zyrtar për personat e përfshirë në incident.
The post Incident në Dardani – dyshimet e para, policia dhe ambulanca në vendngjarje appeared first on Klan Kosova.